Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Kryemadhi: Kalova covid pa e kuptuar, Metën e puthja në buzë, por...

Lapsi.al 24 November 2020
Kryemadhi: Kalova covid pa e kuptuar, Metën e puthja në buzë,

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka pranuar për herë të parë se ka kaluar Covid-19. E ftuar në “Open”, ajo tha se në momentin që është futur për të bërë operacion bajamet ka mësuar që ka kaluar koronavirusin.

“E kam kaluar koronavirusin, as nuk e kuptova fare…S’kisha as temperaturë as këputje, as asgjë. Kur u futa të bëhesha operacion për bajamet, mjekët më thanë që e kisha kaluar. Maskën s’e kam vënë sepse s’kam puthur asnjë në buzë, përveç Ilir Metës. Edhe Metën që e kam puthur, s’e ka kapur dhe këtë gjë e kanë treguar testet. I kemi bërë të gjithë, i bëjmë herë pas here, se duhet t’i bëjmë,”- tha Kryemadhi.

Kjo është hera e parë që Kryemadhi flet për Covid-19, dhe e njeh atë si virus. Më herët ajo u bënte thirrje qytetarëve që të mos vendosnin maska, pasi nuk e besonte ekzistencën e tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI