Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Lubonja: Demokracia po shembet, nuk e dimë a mban më apo jo, do ta shohim më 25 prill

Lapsi.al 25 November 2020
Lubonja: Demokracia po shembet, nuk e dimë a mban më apo jo, do ta

Analisti Fatos Lubonja komentoi në rubrikën “Opinion”, në News24, thirrjen e ambasadores së SHBA, Yuri Kim, dhe atij të BE, Luigi Soreca, që të bëhet funksionale brenda këtij viti Gjykata Kushtetuese. Teksa u shpreh skeptik për këtë thirrje të ambasadorëve, Lubonja theksoi se atyre iu duhet për ta shitur si punë të kryer gjasem Reforma në Drejtësi ka ecur.

“Shpresoj që ambasadorja ta ketë thënë në mënyrë diplomatike atë për Gjykatën Kushtetuese, që të jetë funksionale brenda këtij viti. Ambasadorët duhet të bëjnë punën e tyre, se kjo është puna jonë. Ju duhet për ta shitur si punë të kryer gjasme Reforma në Drejtësi ka ecur, por ne po e shohim përditë Reformën në Drejtësi apo si Prokuroria nuk vepron fare. Ndërtesa e demokracisë po shembet, nuk e dimë a mban më apo jo, do ta shohim më 25 prill. Do të tregohet aty. 25 prilli do të jetë test-prova, a do të ketë zgjedhje të lira, apo të paguara”, u shpreh Lubonja.

Më tej, analisti komentoi dhe fitoren e Joe Biden si Presidenti i ardhshëm i SHBA, duke thënë se do të ketë sërish kthim te problemet që kishte bota.

“Me ardhjen e Biden kemi kthim te problemet që kishte bota. Pa dyshim do ristabilizohen marrëdhëniet me Evropën, nuk do të ketë inkurajim të lëvizjeve Exit, Brexit, etj, dhe kjo padyshim është një kthim te normaliteti, por te normaliteti problematik, që kërkon zgjidhje të tjera. Shqipëria e ka të domosdoshme që të jetë brenda projektit që ka Evropa. Nuk do të kishim favor që të triumfonin lëvizjet ‘dalje’, se do na linin të izoluar. Po vazhduan problemet, Evropa do shkërmoqet përsëri. Ne duhet të shtojmë forcat brenda vendit për të ndërgjegjësuar Evropën që të veprojë në mënyrë më të fortë për të ndryshuar Shqipërinë”, u shpreh ai.

Të këshilluara

Lajmi i fundit/ Vdes Diego Armando Maradona

Futbollisti më i madh në botë, kampioni i botës 1986 ka ndërruar jetë sot pas disa ditësh në spital dhe pasi sot paradite pësoi një atak kardiak. Argjentinasi p...

17:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI