Flash

Strategjia cinike e Mino Raiola: prishje kontrate me Dortmund e Haaland tek Barcelona

Lapsi.al 13 January 2021
Strategjia cinike e Mino Raiola: prishje kontrate me Dortmund e Haaland tek

Përkundër mohimeve të menaxherit të tij Mino Raiola, në Spanjë janë ende të bindur se e ardhmja e Erling Haaland mund të jetë në Barcelonë. Sipas programit Onze të TV3, sulmuesi norvegjez mund të prishë kontratën e tij me Borussia Dortmund verën e ardhshme dhe sugjerimi është pikërisht i njeriut që kujdeset për interesat e 19 vjecarit e që pëlqen as shumë ti lëvizë të asistuarit e tij, duke inkasuar shumë shpesh edhe komisionet e transfertave.

Kështu, Raiola po përpiqet të largojë lojtarin nga Dortmund pas pak muajsh dhe opsioni Barça është ai që e tërheq më shumë menaxherin e sulmuesit norvegjez. Italo-hollandezi është i interesuar të ketë marrëdhënie të mira me Barça, por për momentin nuk ka folur me asnjë kandidat, me përjashtim të Josep Maria Minguella, i cili do të ishte zëvendëspresidenti sportiv nëse Emili Rousaud fiton zgjedhjet.

Punë e komplikuar sepse ndër katër kandidatët më të fuqishëm, favoriti duket të jetë Laporta, nën kujdesin e të cilit Barca ishte në nivele të larta. E megjithatë, nuk duhet anashkaluar fakti se një largim i mundshëm (gjithnjë e më shumë) i Lionel Messi në fund të sezonit do të kërkonte një yll të vërtetë në Kamp Now për ta bërë divorcin me argjentinasin sa më pak të dhimbshëm. E në këtë këndvështrim, Haaland ndoshta do të ishte një zgjidhje për këdo kandidat...

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI