Flash

U futën nga dritarja e banjës, i morën veshjet firmato: McKennie në fushë me Spal kur i vodhën shtëpinë

Lapsi.al 31 January 2021
U futën nga dritarja e banjës, i morën veshjet firmato: McKennie

Luante në cerekfinalen e Kupës së Italisë pa e ditur se në Torino grabitësit po 'luanin' në shtëpinë e tij me objektet me vlerë. I ka ndodhur pikërisht futbollistit të Juventus Weston McKennie, vjedhjen e shtëpisë së të cilit në Torino, po e heton policia. Grabitja ndodhi të mërkurën në mbrëmje, gjatë Juventus-Spal në Kupën e Italisë, kur hajdutët u futën në shtëpinë e lojtarit në kodrën e Torinos.

Në zonë ka shumë kamera vëzhgimi dhe është pikërisht nga regjistrimet video, të marra nga policia mjeko-ligjore, që hetuesit janë nisur për të provuar të identifikonin hajdutët, të cilët hynë nga një dritare e banjës, pasi kishin hapur me forcë grilën.

McKennie raportoi vjedhjen e rrobave dhe veshjeve firmato, këpucëve sportive dhe shumë material teknik. Ngjarjen e zbuloi vetë lojtari kur u kthye në shtëpi, siç bën të ditur La Stampa.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI