Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Infantino sheh mposhtjen e Covid: "Në Katar do të luhet me stadiumet plot"

Lapsi.al 1 February 2021
Infantino sheh mposhtjen e Covid: "Në Katar do të luhet me

"Vitin tjetër, në Kupën e Botës në Katar, do t'i kemi stadiumet plot. Covid do të mposhtet deri në atë datë." Kjo u deklarua nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i ftuar i konferencës së zakonshme të OBSH-së për koronavirusin. "Kupa e Botës do të jetë magjike si gjithnjë," shtoi ai, duke konfirmuar gatishmërinë për të zhvilluar kompeticionin me publik.

Kupa e Botës në Katar, e para që do të luhet në dimër, do të fillojë në 21 nëntor 2022 me ndeshjen e hapjes në Al Bayt Stadium, një strukturë prej 60,000 personash, që do të organizojë gjithashtu ceremoninë e hapjes. Në total, turneu do të zgjasë më pak se një muaj. Finalja është caktuar në fakt për në 18 dhjetor. E gjithçka, ndryshe nga sa duhet të ndodhë me Kampionatin Evropian të ardhshëm që duhet të mbahet me dyer të mbyllura, për momentin është menduar me praninë e tifozëve në tribuna. Një siguri që Fifa ka zbuluar përmes fjalëve të Infantinos dhe që në të gjithë botën bën jehonë si një ogur i mirë në luftën kundër Covid.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI