Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Champions League, Leipzig-Liverpool në rrezik: nuk lejohen fluturime për në Gjermani nga Covid 19

Lapsi.al 3 February 2021
Champions League, Leipzig-Liverpool në rrezik: nuk lejohen fluturime

Liverpool mund të detyrohet të luajë ndeshjen e parë të raundit të 1/8 të Ligës së Kampionëve kundër Leipzig në një shtet tjetër. Reds duhet të udhëtojnë për në Gjermani për ndeshjen e planifikuar për të martën në 16 shkurt, por vendimi i qeverisë gjermane për të ndaluar çdo fluturim në vend deri ditën tjetër të asaj date, si masë kufizuese anti-Covid, mund të detyrojë UEFA të ndryshojë programin e saj. Sipas asaj që bën të ditur Mirror, Leipzig tashmë ka paraqitur një kërkesë që Liverpool të marrë një leje të veçantë për të zbritur në Gjermani, në mënyrë që ndeshja të luhet siç ishte planifikuar.

"Jemi në bisedime me autoritetet, UEFA-n dhe Liverpool", tha dje zëdhënësi i Red Bull, Till Muller. Ndalimi u vendos nga Kancelarja Angela Merkel për të parandaluar që banorët e Mbretërisë së Bashkuar, Irlandës, Brazilit, Portugalisë dhe Afrikës së Jugut të hyjnë në vend, në një përpjekje për të zvogëluar përhapjen e koronavirusit.

Mundësitë në shqyrtim janë ato të një përmbysjeje të fushave (vajtja në Liverpool, ardhja në Leipzig) ose përndryshe luajtja e ndeshjes së planifikuar në Leipzig jashtë Gjermanisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI