Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

"Skënderbeu më sjell fat, pyesni trajnerin çfarë goli i kam bërë": Kale i kujton super-golin në Korçë Shehit

Lapsi.al 6 February 2021
"Skënderbeu më sjell fat, pyesni trajnerin çfarë goli

“Nuk jam ende në 100% gati. U bë një kohë e gjatë që nuk luaja, por tani jam mirë dhe me 1 apo 2 ndeshje do të kthehem në formën më të mirë”. Kështu del para mediave Elton Kale, braziliani që i ka munguar kaq shumë Tiranës e që tani mezi pret të kthehet protagonist. Kundër Apolonisë, në fakt, nuk ishte vetëm fitorja në debutim e Orges Shehit në pankinën e Tiranës, por edhe kthimi në formacionin titullar të Kale, pas një dëmtimi që e mbajti brazilianin jashtë fushave për më tepër se 6 muaj.

Dëmtimi i gjatë nuk i ka zbehur aspak notat e humorit të brazilianit, që pikërisht përpara sfidës me Skënderbeun nuk ka harruar të thumbojë teknikun e tij të ri Shehi, për atë gol që i shënoi kur Orgesi ende mbronte kuadratin e portës korcare. “Nga Skënderbeu kam kujtime të mira. Tre vitet e fundit kam shënuar aty. Kujtoj super-golin që i kam bërë atyre, në portë ishte trajneri (qesh) dhe pastaj u shpalla kampion me Kukësin. Por ky është sezon i ri dhe duhet të japim 100% për të marrë tre pikët”, tha Kale, ndërsa pyetjes 'A e mben mend Shehi' i përgjigjet i sigurtë: "E mban mend mirë fare, si mundet ta harrojë

Në sezonin 2016-17, pikërisht në mars, Kale shënoi golin e barazimit në minutën e 89, me një volej që nuk i la asnjë mundësi reagimi trajnerit aktual të Tiranës, portieri i Skëndebeut në atë kohë.

https://www.youtube.com/watch?v=_PAKm9iVtEw

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI