Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Harrojnë të fusin në listë blerjen më të shtrenjtë të historisë: gafa e Ajax lumturon Lille

Lapsi.al 4 February 2021
Harrojnë të fusin në listë blerjen më të

Merkato e janarit shpesh quhet "riparimi", sepse në teori të lejon të rregullosh çdo gabim të bërë në verë ose fatkeqësitë gjatë pjesës së parë të sezonit. Mangësia e mbulimit në një rol, ose një zëvendësim për dikë që është dëmtuar dhe do të mbetet jashtë për një kohë të gjatë, të gjitha mund të zgjidhen me fillimin e vitit të ri. Por çfarë ndodh kur gabimi bëhet gjatë seancës dimërore? Në të vërtetë, për të qenë të saktë, sapo merkato mbyllet? Kjo është pyetja që i bën vetes Ajax, që e përmirësoi sulmin e tyre duke blerë Sebastien Haller nga Ëest Ham, por aktualisht nuk janë në gjendje ta fusin atë në Ligën e Evropës.

Sigurisht që nuk mund të jetë një zgjedhje teknike, duke marrë parasysh që Haller është blerja më e shtrenjtë në historinë e Heshtarëve, të cilët paguan 22.5 milion euro tek Hammers për ta çuar lojtarin në Amsterdam. Megjithatë, siç shpjegon Nu.nl, dikush e harroi atë kur përpilonte listat e azhurnuara për Europën pas sesionit dimëror. Nëse pastaj shtojmë se që nga ardhja e tij ish-sulmuesi i Eintracht Frankfurt tashmë ka shënuar dhe ishte titullari i padiskutueshëm në hierarkitë e Ten Hag dhe se blerja tjetër e dimrit Idrissi në listë është prezent, kuptohet që në rastin e sulmuesit diçka ka shkuar gabimisht dhe ky është një problem i madh për hollandezët.

Problemi i konfirmuar, për të njëjtën gazetë, edhe nga një zëdhënës i klubit: “Është e vërtetë, nuk është në listë, ne po përpiqemi të kuptojmë se çfarë kemi bërë gabim. Ne kemi kontaktuar me federatën hollandeze dhe UEFA”. Por ata mund të bëjnë shumë pak, gjithnjë nëse nuk krijojnë një precedent të bujshëm që të gjithë mund ta shfrytëzojnë më pas. Precedenti i Van Nistelrooy me PSV rreth njëzet vjet më parë duhet të bëjë që të gjitha shpresat të bien. Ata që tallen më shumë me këtë rast janë francezët e Lille, që do të përballet me Lancers në raundin e 1/16 e Europa League në 18 dhe 25 Shkurt. Jo se skuadra holandeze nuk është e rrezikshme gjithsesi, por pa u përballur me blerjen më të shtrenjtë në historinë e Ajax, francezët ndoshta do të ndihen më të relaksuar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI