Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Hysaj hedh poshtë mundësinë e rinovimit me Napolin: "Mendoj vetëm për këtë sezon"

Lapsi.al 4 February 2021
Hysaj hedh poshtë mundësinë e rinovimit me Napolin: "Mendoj

"Duhet të respektoj kontratën deri në fund të sezonit e pastaj do të mendoj për të ardhmen time. Shpresojmë ta mbyllim këtë kampionat në mënyrën më të mirë. Jam shumë i përqendruar tek Napoli, jam këtu prej shumë vitesh e nuk më vjen të mendoj tjetër". Kështu Elseid Hysaj, kapiteni i kombëtres së Shqipërisë e mbrojtësi i Napolit në skadencë kontrate, ka bërë të ditur për mikrofonët e 'Rai'.

Rinovim apo jo rinovim, largim apo konfirmim. Dilemat e këtij lloji kanë ndjekur dy vitet e fundit të Elseid Hysajt nën Vezuv dhe duket se po përsëriten edhe pas merkatos së janarit, ku nuk pati largim e as rinovim. “Do të kompletojë e sigurtë sezonin në Napoli, ajo që do të ndodhë më pas nuk përjashton asgjë. Me 51% nuk do të rinovojë, nëse nesër në mëngjes Napoli do të ketë dëshirë ta mbyllim atëherë do ta bëjmë. Elseid ka dëshirë të qendrojë: por kemi oferta edhe nga jashtë”. Pati deklaruar Mario Giuffredi, menaxheri i mbrojtësit të kombëtares shqiptare për Radio Punto Nuovo.

Nuk është një situatë e re në fakt, me Napolin që prej muajsh nuk i është përgjigjur kërkesave për tu ulur në tavolinë nga menaxheri i lojtarit e tani duket se situata do të përfundojë me parametër zero. “Ka dy vjet që vrapoj pas Napolit për rinovimin. U lodha. tani është e drejtë që të vlerësoj propozimet që vijnë” kishte shprehur hapur Giuffredi disa javë më parë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI