Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

'Chi' zbulon lidhjen: ish-gruaja e Astorit, tre vjet pas humbjes së tij, gjen dashurinë tek lojtari i Inter

Lapsi.al 3 February 2021
'Chi' zbulon lidhjen: ish-gruaja e Astorit, tre vjet pas humbjes
Kujtesa dhe dashuria, ato nuk zhduken kurrë. Por jeta vazhdon. Dhe kjo është ajo që po bën Francesca Fioretti. Ish-gruaja e Davide Astorit - kapitenit të Fiorentinës i cili vdiq tre vjet më parë për shkak të një problemi në zemër e me të cilin ka një vajzë (Vittoria), po ecën përpara duke u përpjekur të gjejë pak lumturi. Kjo është ajo që e përjavshmja italiane "Chi", mendon se Françeska e ka gjetur në krahët e Kolarov, duke i pikasur ndërsa ndanin një puthje. Mbrojtësi i Interit, pasi kaloi një pasdite së bashku në Milano, e shoqëroi atë përsëri në stacionin qendror. Me pak fjalë, Fioretti duket se ka rigjetur buzëqeshjen dhe qetësinë pranë mbrojtësit zikaltër, i cili, i ndarë prej kohësh, ka dy fëmijë: Una dhe Nikola. TË ENJTEN DËGJESA MBI VDEKJEN E ASTORIT Sipas të dhënave të bëra publike nga Ansa, ekspertiza që duhet të hedhë dritë mbi vdekjen e Astorit, ka vërtetuar se si aritmitë kardiake të zbuluara në kontrollet rutinë të kryera nga lojtari duhej të rekomandonin ekzaminime më të thelluara si p.sh. holter kardiak. Por edhe ky ekzaminim vështirë se mund ta kishte zbuluar kardiomiopatinë bententrikulare aritmogjenike nga e cila vuajti kapiteni i Fiorentinës. Disa orë para seancës, Fioretti ka shkruar një postim të gjatë në Instagram.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI