Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Derbi i shqiptarëve në Kupën e Italisë nuk ka fitues: Hysaj e Gjimshiti nuk i bëjnë keq njëri-tjetrit

Lapsi.al 3 February 2021
Derbi i shqiptarëve në Kupën e Italisë nuk ka fitues: Hysaj

Në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Italisë, Napoli dhe Atalanta nuk shkojnë përtej 0-0 dhe gjithçka do të vendoset në kthimin në Bergamo pas një jave. Gattuso vendosi një mbrojtje me tre për herë të parë, por lojtarët e Gasperinit ishin më të rrezikshëm dhe iu afruan golit. Ospina u tregua i aftë ndaj Pessina në të 22' dhe u fal nga Toloi në minutën e 29'. Portieri kolumbian ndërhyrjen më të mirë e bëri në minutën e 47-të, kur shpëtoi rezultatin ndaj Muriel.

Provë e mirë e qendërmbrojtësit shqiptar Berat Gjimshiti, që prapa nuk gaboi asgjë e markoi mirë Lozanon, duke u vlerësuar me notën më të lartë ndër të tijtë (6.5). Nuk ishte edhe kaq brilant Hysaj (5.5) që megjithatë ruajti ekuilibrat në krahun e tij.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI