Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Tronditet Argjentina, vetëvritet futbollisti: policia e gjen trupin pas tre ditësh

Lapsi.al 7 February 2021
Tronditet Argjentina, vetëvritet futbollisti: policia e gjen trupin pas tre

Tronditet futbolli argjentinas për shkak të vdekjes së papritur të Santiago Garcias, uruguajani 30-vjeçar që nga viti 2016 mbronte ngjyrat e Godoy Cruz në divizionin e parë. Sipas lajmeve të para të shpërndara nga media lokale, Garcia vrau veten këtë mëngjes në banesën e tij në Mendoza. Trupin e pajetë e ka gjetur policia, e alarmuar nga familja pas përpjekjeve të kota për ta kontaktuar atë në tre ditët e fundit. Pasi hynë në shtëpi, policia thuhet se e gjeti Garcian të shtrirë në dysheme. Autoritetet lokale nuk kanë zbuluar ende shkakun e vdekjes, por kanë konfirmuar zbulimin e një arme zjarri pranë trupit të pajetë të lojtarit, siç bëri të ditur Clarin.

Sulmuesi uruguajan kishte kohë që vuante nga depresioni, deri në atë pikë sa iu desh të merrte një pauzë nga aktiviteti në fund të dhjetorit për t'iu nënshtruar një trajtimi psikiatrik. Ndeshja e fundit e luajtur nga Garcia, i cili gjithashtu kishte një të kaluar me U20 të Uruguajit me të cilët luajti në Kupën e Botës 2009, daton në 19 dhjetor të vitit të kaluar. I rritur në ekipet e moshave të Nacional Montevideo, Garcia gjithashtu ka veshur fanellat e Athletico Paranaense, Kasimpasa dhe River Plate. Sipas zërave të ditëve të fundit, Garcia ishte gati të zgjidhte kontratën që e lidhi atë me Godoy Cruz, por agjenti i tij (ish-sulmuesi i Romës dhe Juventus Daniel Fonseca) kishte propozime nga klube të tjera argjentinase në tryezë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI