Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Video/ Dy penallti, një karton i kuq, Partizani triumfon në Ballsh: "Jorgji rri me një standard"

Lapsi.al 6 February 2021
Video/ Dy penallti, një karton i kuq, Partizani triumfon në Ballsh:

Partizani merr fitoren që i duhej në kampionat, duke mposhtu 1-2 Bylisin në “Adush Muça” e duke e ngushtuar diferencën me Vllazninë kryesuese në vetëm 6 pikë. Një ndeshje që mund të merrte drejtime të cuditshme, nëse Alban Hoxha nuk do të priste penalltinë me rezultatin ende 0-0. Polemikat nuk do të mungojnë, duke filluar nga trajneri i Partizanit, që në fushë ëshë dëgjuar ti kërkojë një standard gjykimi Enea Jorgjit, që nuk fërshëlleu për pengimin e Malës, por pa atë të Harba: "Gjyqtarit i thashë që ishte penallti ajo e Brojës, por mu duk edhe nga krahu tjetër me Malën. I kërkova rri me një standart, sepse Jorgji është një nga arbitrat më të mirë".

Në Ballsh u zhvillua një ndeshje ritmike, në të cilën skuadra e Dovedan kishte mundësinë të kalonte e para në avantazh, por Kojiç u tregua i pa saktë nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 40. Atë që nuk e bëri Kojiç për Bylisin, e bëri Çinari për Partizanin. Sulmuesi i të kuqve fitoi një penallti në minutën e 55’, të cilën e shndërroi vetë në gol, duke i dhënë avantazhin të kuqve. Tedi Cara, në minutën e 80’ shënoi golin e dytë për Partizanin, përpara se Carkanji të ngushtonte diferencën katër minuta nga fundi.

"Neve mund të synojmë më lartë, por mund të humbasim vendin e dytë, nëse merremi me çfarë kërkojmë në fund - paralajmëroi Daja -. Duhet të fokusohemi te ndeshja e radhës. Primare duhet të jetë fokusi te ndeshja e radhës, pa menduar se çfarë vendi do të zëmë".

Me këtë fitore, Partizani shkon në kuotën e 31 pikëve, 6 pikë më pak se Vllaznia kryesuese, ndërsa Bylisi mbetet në vendin e fundit me 12 pikë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI