Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Sherr me gazetarët, Zidane është një furi në konferencë për shtyp: "Nëse nuk më doni, ma thoni në fytyrë"

Lapsi.al 6 February 2021
Sherr me gazetarët, Zidane është një furi në

Humbja në shtëpi kundër Levante në ndeshjen e fundit të La Liga ka lënë pasoja të rëndësishme tek Real Madrid, në një sezon jo veçanërisht pozitiv. Kritikat ndaj ekipit e në lidhje me punën e Zidane e ka tërbuar trajnerin e merengues, i cili ka shpërthyer në prag të ndeshjes kundër Huesca: "Lojtarët e mi dhe unë meritojmë respekt! Më thoni në fytyrë nëse doni të më ndryshoni, jo pas meje. Pas cdo humbje shtypi bën të njëjtat pyetje ".

Zidane është kapur me gazetarët e pranishëm për konferencën e zakonshme për shtyp në prag të ndeshjes, duke mbrojtur punën dhe lojtarët e tij: "Ne meritojmë ta luajmë këtë kampionat dhe kemi vënë fytyrën deri në fund për këtë cështje - vazhdoi francezët -. Vetëm disa muaj kanë kaluar që kur fituam kampionatin, nuk kanë kaluar vite. Djemtë e mi dhe unë nuk heqim dorë nga asgjë, ne meritojmë më shumë respekt nga shtypi ".

Zërat për një shkarkim të mundshëm të Zidane pas humbjes së brendshme me Levante nuk mund të mungonin: "Më bën të qesh që bëni të njëjtat pyetje sa herë që humbasim. Nëse nuk më doni më, ma thoni në fytyrë, jo pas meje. Kur gjërat nuk shkojnë mirë, ndihem i pari që jam përgjegjës, por ne meritojmë respekt".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI