Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Igli Tare plagoset nga një pitbull: një nga qentë e tij u vra gjatë sulmit

Lapsi.al 6 February 2021
Igli Tare plagoset nga një pitbull: një nga qentë e tij u vra

Momente frike për Igli Taren. Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat italiane, të mërkurën drejtori i Lazios është sulmuar nga një pitbull ndërsa kishte nxjerrë për një shëtitje qentë e tij. E gjitha ndodhi në Olgiata, afër rezidencës së shqiptarit. Pasi kaloi mbi një gardh, kafsha agresive sulmoi qentë e Tares, duke mbytur një dhe duke plagosur tjetrin. Në një përpjekje për të zmbrapsur sulmin, drejtori bardhekaltër ka mbetur edhe vetë i plagosur në përleshjen me pitbullin.

Një episod i tmerrshëm që shqetësoi thellësisht jo vetëm drejtuesin e Lazios, por edhe të gjithë familjen e tij për humbjen e një prej qenve të tyre të dashur në një mënyrë kaq të egër dhe dramatike. "Pusho në paqe vogëlushe, më mungon shumë. Unë do të të mbaj gjithnjë në zemrën time", shkruajti në Instagram djali i tij Etienne, sulmuesi i ri i Lazios, duke postuar një video të qenushit të vrarë nga pitbulli.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI