Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Bayern bllokohet nëntë orë para nisjes në Katar, tërbohet Rummenigge: "Ndihemi të tallur"

Lapsi.al 6 February 2021
Bayern bllokohet nëntë orë para nisjes në Katar,

Ka nisur keq Botërori i Klubeve për Bayern Munchen, i impenjuar të hënën kundër Al-Ahly. Udhëtimi për të sjellë bavarezët, kampionë Europe, në Doha nga Berlini, pas transfertës së tyre fitimtare në Bundesligë, ka patur disa probleme burokratike që vonuan nisjen e tyre me nëntë orë të plota. Një vonesë e madhe që e bëri ekipin dhe drejtuesit e tij nervozë: "Ndihemi të tallur nga autoritetet përgjegjëse - ka sulmuar CEO i Bayern Rummenigge -. Ata nuk e kanë idenë se çfarë dëmi i kanë shkaktuar ekipit tonë."

Grupi i lojtarëve plus stafi teknik dhe drejtuesit, në orën 23.30 të së premtes në mbrëmje, ishin ulur në avion në Berlin, duke pritur për nisje drejt Katarit. Nisja u shty disa herë për shkak të problemeve në lidhje me autorizimet e sigurisë, me ndryshim destinacioni që - me llogaritë e bëra - e shtynë ngritjen nga mesnata për në nëntë të mëngjesit, jo më nga Berlini, por me një ndalesë në Mynih.

Komunikata zyrtar e klubit nuk lë keqkuptime: "Në vend që të ngrihej pak para mesnatës siç ishte planifikuar fillimisht, avioni që mbante ekipin nuk u lejua të ngrihej deri në orën 7 të mëngjesit. Për shkak të qëndrimit të paplanifikuar brenda natës, ishte e nevojshme të ndryshohej ekuipazhi dhe avioni kishte për të ndaluar në Mynih. Nga atje, aeroplani u ngrit për në Doha në 9.15 ". Rummenigge nuk ndal sulmet në komentin e tij për Bild: "Ndihemi të mashtruar nga autoritetet përgjegjëse. Ata nuk kanë ide se çfarë dëmi i kanë shkaktuar ekipit tonë."

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI