Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Video/ Varane shpëton Zidane: dygolësh i mbrojtësit për të mundur të fundit në renditje me përmbysje

Lapsi.al 6 February 2021
Video/ Varane shpëton Zidane: dygolësh i mbrojtësit për

Në Estadio El Alcoraz në Huesca, Real Madrid vuajti kundër skuadrës së fundit të tabelës, por arriti një sukses të rëndësishëm me rikuperim që i lejon ata të mbanjnë vendin e dytë, si dhe ta bënin Zidane të merrte frymë lehtësisht. Vendasit morën epërsinë në minutën e 48 me Galan; Blancos reaguan dhe gjejnë barazimin me Varane (55 ') para se ky i fundit të shënojë 1-2 në minutën e 84'. Përfundon 2-2 ndërkohë sfida mes Levante dhe Granada.

Sido të mbyllet kjo javë e 22-të e La Ligas, Real Madrid tashmë e di se do të mbajë vendin e dytë në renditje me 43 pikë. Megjithatë, suksesi në fushën e Huesca, e fundit (me 16 pikë) nuk ishte aq i sigurtë sa mund të dukej në letër. Përkundrazi. Vendasit u hodhën menjëhershëm përpara: Mir krosoi në zonë, Okazaki finalizoi me të majtën por topi përfundoi jashtë. Huesca vazhdoi të ishte e rrezikshme: pasiguri e Odriozola dhe një e majtë e Mir me topin që preku vetëm rrjetën e jashtme. Real e rriti presionin dhe u bë i rrezikshëm në fundin e pjesës së parë me goditjen e tij të parë në portë të ndeshjes.

Në fillim të pjesës së dytë erdhi edhe avantazhi i merituar për të besuarit e Rojo Martin: magjia e Galan nga 16 metra, me një të majtë kirurgjikale që u përplase në shtyllën e brendshme përpara se të përfundojë në rrjetë. Huesca gati dyfishoi me Mir , që u ndal nga traversa dhe aty ndryshoi gjithcka. Blancos barazuan në minutën e 55-të: goditje dënimi e Benzema që stampohet në traversë dhe Varane barazon nga pranë. Gjashtë minuta nga fundi vjen edhe përmbysja. Mendon sërisht Varane me një goditje fituese, për të dekretuar suksesin e merengues dhe për ti dhënë Zidane pak oksigjen pas polemikave të këtyre ditëve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI