Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

PSG 'merr' Messin, Koeman i injoron: "T'i lëmë të flasin..."

Lapsi.al 9 February 2021
PSG 'merr' Messin, Koeman i injoron: "T'i lëmë

"Messi te PSG? Nuk e di pse flasin për këtë. Nëse duan të flasin për Leon dhe të ardhmen e tij, le të flasin." Kështu është shprehur Ronald Koeman, trajneri i Barcelonës, duke komentuar zërat që vijnë nga Franca për të ardhmen e numrit 10 të Argjentinës.

Duke folur në një konferencë shtypi në prag të ndeshjes së parë gjysëmfinale të Kupës së Mbretit, trajneri holandez iu përgjigj edhe kolegut të Lyon Rudi Garcia i cili e akuzoi atë për mungesë respekti kur ka folur për Memphis Depay. "Ai thjesht dëshiron të jetë protagonist. Rudi García nuk është një njeri i rëndësishëm për mua. Duhet të përgatis ndeshjet e ardhshme dhe pastaj të shohim", tha Koeman.

Duke u kthyer tek argumenti Messi dhe nëse ai mund të konsiderohet më i miri i të gjithë kohëve si Tom Brady në NFL, Koeman tha: "Është gjithmonë e vështirë sepse ka kohë të ndryshme, por ajo që ka bërë Messi është diçka e pabesueshme. Numri i golave, titujt. Është e vështirë të bëj krahasime me Cruyff, Pele' dhe Maradonën por ajo që kam parë në 15 vitet e fundit nga Messit është shumë e madhe”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI