Flash

Bayern Mynih, trofe me pasoja: Gnabry e Muller humbasin ndeshjen e Champions

Lapsi.al 13 February 2021
Bayern Mynih, trofe me pasoja: Gnabry e Muller humbasin ndeshjen e Champions
Bayern Mynih vazhdon të koleksionojë trofe, me fitoren në finalen e Botërorit të Klubeve ka arritur të ashtuquajturën 'sextuple' si ashtu vetëm Barcelona e Guardiola kanë bërë në histori, por gjithashtu duhet të bëjë llogaritë me pjesët e humbura rrugës, që në fakt janë mungesa të mëdha. Pak ditë para ndeshjes së parë të 1/8 të Ligës së Kampionëve kundër Lazios, në fakt, ekipi i Flick duhet të bëjë llogaritë me një emergjencë sulmi: Serge Gnabry ka pësuar një tërheqje në muskulin e kofshës së majtë kundër Tigres dhe me siguri do të humbasë sfidën e Olimpicos në 23 shkurt, ashtu si Thomas Muller, që rezultoi pozitiv me Covid dhe në Bavari është futur menjëherë për dhjetë ditë karantinë. Dëmtimi i Gnabry u konfirmua nga ekzaminimet e kryera nga stafi mjekësor i Bayern, që megjithatë nuk bëri të ditur kohën e rikuperimit. Sidoqoftë, gjithçka sugjeron se sulmuesi do të humbasë edhe ndeshjen e kthimit, kur bavarezët duhet të kenë të paktën në dispozicion Muller. Lajm i mirë për Lazion e Inzaghin, por edhe me to, në fakt, do të duhet një arritje e vërtetë për të eleminuar kampionët e gjithckaje.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI