Flash

Napoli projekton të ardhmen, nga e kaluara: “Nëse kthehet Sarri, mund të vijë edhe Jorginho”

Lapsi.al 13 February 2021
Napoli projekton të ardhmen, nga e kaluara: “Nëse kthehet Sarri,

Në shtëpinë e Napolit janë ditë të vështira dhe veçanërisht janë të tilla për Gennaro Gattuso, i cili pasi i tha lamtumirë Kupës së Italisë, i eleminuar në përballjen e dyfishtë nga Atalanta, mbërrin në emergjencë të plotë në ndeshjen kundër Juventusit që mund të jetë vendimtare për të ardhmen e tij në pankinën e të kaltërve. Rinovimi nuk është firmosur kurrë, marrëdhënia me Presidentin De Laurentiis është në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave dhe në ditët e fundit kanë qarkulluar disa zëra se numri 1 i napolitanëve po konsideron kthimin e ish-ve si Rafa Benitez, Walter Mazzarri dhe madje Maurizio Sarri, me të cilin sigurisht nuk është ndarë në mënyrën më të mirë.

Emri i ish-trajnerit të Juventus është përmendur, në veçanti, nga Jorge Santos, menaxheri i mesfushorit të Chelsea dhe ish-Napoli Jorginho, i cili për Radio Kiss Kiss tha: "Sarri përsëri tek Napoli? Futbolli është dinamik, asgjë nuk mund të përjashtohet - tha ai - Nëse Sarri kthehet, ata mund të bëjnë ndonjë përpjekje për ta rikthyer edhe Jorginhon. Atij i pëlqen, është perfekt për lojën e tij. Nuk përjashtoj asgjë, kurrë mos thuaj kurrë ”.

"Jorginho po bën mirë tek Chelsea, ndihet mirë në Londër, me trajnerin e ri Tuchel është integruar mirë dhe ka ende dy vjet në kontratën e tij - shtoi Santos, i cili më vonë pranoi - Është titullar me ekipin kombëtar italian, por me një projekt të mirë do të kthehej për të luajtur në Itali”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI