Flash

Inter kampion i Italisë: algoritmi i Cies përcakton kampionët në pesë ligat kryesore europiane

Lapsi.al 15 February 2021
Inter kampion i Italisë: algoritmi i Cies përcakton kampionët

Cies (Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive), sipas një algoritmi që merr parasysh goditjet në portë, të tentuara ose të pësuara, zotërimin e topit, pasimet e bëra dhe ato të bëra nga kundërshtarët në zona të ndryshme të fushës, ka përcaktuar renditjen e Serie A, Serie B dhe ligave më të rëndësishme evropiane. Sipas Cies, kampionati italian do ta ketë Interi kampion, me 81 pikë në renditje.

Milani do ta mbyllë kampionatin i dyti, me dy pikë më pak se kampionët e Italisë, pastaj Juventus, me 78 pikë dhe Napoli me 76. Këto janë pozicionet që shkojnë në Champions. Në vendin e pestë dhe të gjashtë Roma dhe Atalanta, që ndiqen nga Lazio. Në Serie B, sipas algoritmit, do të zbresin Parma, Cagliari dhe Crotone. Arrijnë promocionin direkt Monza dhe Empoli.

Në Premier League, sipas Cies, kampionati do të fitohet nga Manchester City, përpara kushërinjve të United dhe Liverpool, ndërsa vendin e fundit që të con në Champions do ta marrë Chelsea. Në Spanjë, Atletico Madrid i Simeones do të fitojë Ligën, me Barcelonën në vendin e dytë e ndjekur nga Real dhe Sevilla. Asnjë surprizë në Bundesliga, me Bayern kampion, ndërsa Ligue 1 do të shohë Lyon të triumfojë para PSG.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI