Flash

FOTO/ Vettel inatçori, u largua nga skuderia"fshin" të kaluarën: në shitje makinat e tij Ferrari

Lapsi.al 17 February 2021
FOTO/ Vettel inatçori, u largua nga skuderia"fshin" të

Siç ndodh mes dy të dashuruarve kur ndahen, Sebastian Vettel ka zgjedhur të "fshijë" të kaluarën, që do të thotë të fshijë Ferrarin. Piloti gjerman, në fakt, ka nxjerrë në shitje pesë vetura të shtëpisë Maranello, që janë pjesë e koleksionit të tij. Njoftimi u shfaq në mediat sociale të kompanisë së Tom Hartley Junior që merret vetëm me super makinat.

Seb, i cili u transferua tek Aston Martin, zgjodhi të zbrazë garazhet e të eleminojë makinat Ferrari: LaFerrari 2016, me vetëm 490 km, Ferrari Enzo 2004, dhe një F50 1996. Gjithashtu, në treg është nxjerrë edhe F12tdf e 2016 dhe një Ferrari 458 Speciale, prodhuar në 2015. Janë shitur menjëherë LaFerrari dhe F50 që kanë marrë një vlerë të veçantë duke parë se cili ishte pronari.

Vette, gjithashtu, ka vendosur të shesë edhe një Mercedes-Benz SL65 AMG 'Black Series' 2009, një Mercedes-Benz SLS AMG Gullwing të vitit 2010 dhe një BMW Z8 të vitit 2002.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI