Flash

Conceiçao harron 'penalltinë' që e shpëtoi: "Më vjen keq për golin, sepse Juve nuk kishte bërë asgjë"

Lapsi.al 18 February 2021
Conceiçao harron 'penalltinë' që e shpëtoi:

"Bëmë një ndeshje të nivelit të mirë, por jemi vetëm në gjysmë të rrugës dhe duhet të jemi kaq të fortë në çdo moment për të shkuar në çerekfinale". Trajneri i Portos, Sergio Conceicao, i gëzohet fitores në aktin e parë të 1/8 kundër Juventus por mban përqendrimin lart. "Më vjen keq për golin, sepse deri në të 70' Juventusin e bllokuam dhe nuk kishte ndërtuar asgjë - shtoi ai - Ne zhvilluam një ndeshje të mirë difensive me një presion të lartë, u përpoqëm të bllokonim Rabiot, Chiesa, individualitetet e tyre të cilat janë të rëndësishme ".

"Në golin e pësuar ne bëmë një gabim dhe kundër një ekipi kampionësh pastaj e pëson gjithnjë - vazhdoi Conceiçao - Në kthim duhet të jemi rigorozë në nivel mbrojtës, gjithmonë të përqendruar, sepse janë ata që duhet të bëjnë rezultatin. Pastaj duhet të shohim se kush luan gjithashtu tek Juve, por do ta studiojmë mirë dhe do të bëjmë më të mirën tonë për të kaluar këtë raund. Nuk do të shkojmë atje vetëm për tu mbrojtur".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI