Flash

Europa League, Milan në stadiumin ‘e armatosur’ të Crvena Zvezda: sa herë mund serbët, fiton trofeun

Lapsi.al 18 February 2021
Europa League, Milan në stadiumin ‘e armatosur’ të Crvena

16 sfida për të hedhur hapin e parë drejt përcaktimit të atyre që do të vazhdojnë më tej aventurën në Europa League. Sfida interesante, të paparashikueshme, në ekuilibër, pavaraësisht se janë shmangur përplasjet e emrave të mëdhenj.

Aromë rivaliteti i vjetër në një Crvena Zvezda-Milan, që ndoshta nuk e kanë madhështinë e atëreshme, por që japin njësoj emocione kur përplasen në fushën e lojës. Në fakt, sa herë dëgjojnë emrin e serbëve tifozëve të Milan i zgjohen kujtime të bukura. Kur kanë eleminuar formacionin e Zvezdas kuqezinjtë kanë fituar dy Champions e kushedi nëse profecia nuk përsëritet edhe në Europa League. Kuqezinjtë vijnë në kampionat nga një humbje e papritur me Spezia e përplasja e me serbët vjen në momentin më pak të përshtatshëm, por duhet përballur, duke u inspiruar ndoshta në librin e rekordeve. Milan është i pathyer në katër precedentët kundër Crvena Zvezda. Sfida dyshe e fundit është ajo e sezonit 2006-07, në paraeleminatore, me Carletto Ancelotti në pankinë.

Ndeshja e të enjtes gjithësesi do të jetë një derbi për Dejan Stankovic, që prej një viti në drejtim të Zvezdës. Në kompeticionet europiane kundër skuadrave italiane, klubi serb ka fituar vetëm 3 ndeshje në 25, e fundit kundër Romës në dhjetor 2005 (3-1). Ish-interisti do të gjejë përballë – si kundërshtar - Zlatan Ibrahimovic, me të cilin fitoi tre tituj kampionë gjatë periudhës tek Inter. I pamundur në Maracanà të Beogradit prej 13 ndeshjesh në kualifikuese në katër sezonet e fundit (9 fitore e 4 barazime), Zvezda ka një bilanc prej 3 fitoresh 3 barazimesh e vetëm një humbje në shtëpi në Europa League, nga faza e grupeve e më tej: e vetmja skuadër që arriti ta mundte në stadiumin me një tank përpara ka qenë Arsenal.

Topcinjtë ndërkohë duhet të bëjnë llogaritë me Benfikën në Lisbonë, në një ndeshje spektakolare. Përplasje interesante edhe ndeshjet e tjera ku spikat ajo mes Sociedad e Manchester United. Transferta edhe për pretendentët e tjerë: Roma në Braga e Tottenham kundër Ëolsfberger. Mund të jetë një pengesë e fortë Slavia në Pragë për Leicester, por edhe Napoli nuk mund të qendrojë shumë i qetë në vizitën në Spanjë përballë Granadës.

EUROPA LEAGUE - ROUND OF 32

18:55 Dynamo Kyiv ? - ? Club Brugge

18:55 FC Krasnodar ? - ? Dinamo Zagreb

18:55 FK Crvena Zvezda ? - ? AC Milan

18:55 Olympiacos ? - ? PSV Eindhoven

18:55 Real Sociedad ? - ? Manchester United

18:55 SC Braga ? - ? Roma

18:55 Slavia Prague ? - ? Leicester City

18:55 Wolfsberger AC ? - ? Tottenham Hotspur

18:55 Young Boys ? - ? Bayer Leverkusen

21:00 Benfica ? - ? Arsenal

21:00 Granada ? - ? SSC Napoli

21:00 Lille ? - ? Ajax

21:00 Maccabi Tel Aviv ? - ? Shakhtar Donetsk

21:00 Molde ? - ? Hoffenheim

21:00 Royal Antwerp FC ? - ? Rangers

21:00 Salzburg ? - ? Villarreal

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI