Flash

Dramë familjare për Ronaldinhon: e ëma humb jetën me Covid, ishte infektuar në dhjetor

Lapsi.al 21 February 2021
Dramë familjare për Ronaldinhon: e ëma humb jetën me Covid,

Dramë familjare për Ronaldinhon. Siç raportohet nga AS, e ëma e ish-futbollistit të Barcelonës, Miguelina Elói Assis dos Santos, është ndarë nga jeta pas një beteje kundër Covid, që kishte zgjatur që nga dhjetori. Braziliani ishte shumë i lidhur me të ëmën dhe e kishte treguar edhe gjatë kohës që ishte në burg në Paraguaj, për futjen në vend me pasaportë të falsifikuar.

Ishte vetë braziliani që kohë më parë i informoi të gjithë për gjendjen shëndetësore të nënës së tij: “Të dashur miq, nëna ime është infektuar me Covid-19 dhe po lufton për një shërim të shpejtë. Ajo është në një njësi të kujdesit intensiv dhe po merr të gjithë kujdesin e mundshëm. Unë ju falënderoj paraprakisht për të gjitha lutjet, energjitë pozitive dhe afeksionin që më tregoni gjithmonë. Forca mami” shkruante Topi i Artë. Por sic duket lutjet e mbështetësve të tij dhe kujdesi i mjekëve nuk ishte mjaftueshëm për ta shpëtuar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI