Flash

Morata i dobësuar nga një virus. Paratici: "Do kthehet në formë"

Lapsi.al 22 February 2021
Morata i dobësuar nga një virus. Paratici: "Do kthehet në

Nuk shënon që nga 19 dhjetori i kaluar, por mbi të gjitha prej disa javësh Alvaro Morata është shfaqur i lodhur dhe nën ton, si me Napolin, ose nuk është shfaqur fare mes titullarëve, siç ndodhi me Porton, ku luajti më pak se gjysmë ore dhe u fik në fund të ndeshjes, në dhomat e zhveshjes. Por prej disa ditësh spanjolli ankohet për ethe e tani probleme të gripit të zorrëve dhe tani forma e tij e dobët ka një shpjegim: spanjolli ka kontraktuar citomegalovirusin, një virus që nuk është serioz por që godet me intensitet të ndryshëm dhe për këtë arsye është aktualisht e pamundur të parashikohen kohët e shërimit.

"Ne luajmë shumë - tha Paratici për Sky -, është e vështirë të mbash një performancë të vazhdueshme. Është në një sezon normal, e imagjino tashmë me këtë aktual. Kanë ndikuar gjithashtu shumë probleme të vogla. Së pari ai kishte grip, tani një çrregullim i zorrëve. Kjo e ka penguar të stërvitet vazhdimisht dhe ai ka humbur pak gjendjen e tij. Ai është një lojtar i nivelit të lartë dhe një djalë i jashtëzakonshëm. Tani ai do të kthehet në një pozicion ku do të jetë në gjendje të na japë një dorë në fund të sezonit. Është e njëjta situatë edhe për Dybala, e kemi patur shumë pak në dispozicion".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI