Flash

Kush identifikohet, 400 euro gjobë: plasin sanksionet për grumbullimin jashtë San Siros

Lapsi.al 22 February 2021
Kush identifikohet, 400 euro gjobë: plasin sanksionet për grumbullimin

Grumbullimi i tifozëve të Milanit dhe Interit jashtë San Siros, para derbit, rrezikon të ketë pasoja ligjore: hetuesit e policisë së Milanos kanë filluar të analizojnë pamjet video të kamerave në zonë për të identifikuar protagonistët e tubimeve. Kush do të identifikohet do të marrë gjobë prej 400 euro për shkeljen e kufizimeve anti-Covid.

Flitet për mbi 5,000 tifozë të cilët mbërritën pranë Meazza para ndeshjes: jo vetëm ultras të të dy skuadrave, por edhe familje të tëra ose baballarë me fëmijë, për këtë - shpjegon Repubblica - policia preferoi të mos ndërhynte për të parandaluar që dikush të lëndohej.

Por mbetet shkelja e rregullave të distancimit, për të mos përmendur që shumë njerëz nuk e kanë mbajtur maskën në mënyrë korrekte ose nuk e kanë patur fare. Një skenë që ka shqetësuar qytetin, aktualisht në zonën e verdhë, por me infeksione në rritje.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI