Flash

Video/ Partizani mposht Kukësin, por i hap portën në fund: "Ishte vendim unanim"

Lapsi.al 21 February 2021
Video/ Partizani mposht Kukësin, por i hap portën në fund:

1-2 ndaj Kukësin dhe -4 në klasifikim nga Vllaznia kryesuese. Partizani mendon larg dhe vazhdon të dominojë kundërshtarët duke rikuperuar pikë të rëndësishme në prespektivën titull. E megjithatë vëmendjen, përvec rezultatit, e mori gjesti feir play, unik në kampionatin tonë, për ti hapur portën Kukësit në minutën e fundit të lojës, që veri lindorët të shënonin, si kompensim ndaj golit të Muratajt një minutë më parë që përfitoi nga dëmtimi i kundërshtarit për të shënuar golin e 2-0: "Nuk e merr vendimin vetëm trajneri, e morëm të gjithë unanim. E morëm në respekt të lojës korrekte, në respekt të “Fair Play”-t, asnjë më shumë" tha modestisht tekniku i Partizanit Ilir Daja pas ndeshjes.

Partizani kishte përballë një kundërshtar që vinte nga fitorja me Tiranën, duke gjetur një lloj ekuilibri në lojë. Kukësi i Josës mbajti mirë fushën në pjesën e parë, tepër e balancuar për të patur një fitues. Por në të dytën Cinari hapi serinë e golave, duke i dhënë një stimul të madh moral të kuqve, që humbën Junior për shkak dëmtimi.

Të kuqtë shënuan golin e dytë në minutën e 89, me Murataj që shënoi pavarësisht dëmtimit të Taipi brenda zonës. Pikërisht prej tij mesfushori mori topin dhe realizoi, por të kuqtë hapën portën për Vesel Limaj, i cili ngushtoi rezultatin në 1-2. E megjithatë 'dhuratën' Kukësi nuk mundi të ndryshonte më rezultatin, me të kuqtë që ndjejnë pranë objektivin titull: "Ne kemi ngushtuar diferencën me Vllazninë. Vazhdojmë të jemi aty ku kemi qenë më përpara. Tani duhet të jemi akoma më shumë me këmbë në tokë. Kampionati është i gjatë. Të paktën me 4 ekipe. Kukësi dhe Tirana kanë bërë një hap mbrapa. Duhet të jesh gjithë kohës me motivime maksimale. Na duhet të jemi dhe akoma më të përqendruar" përfundoi Daja.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI