Flash

FOTO/ Shikoni çfarë ndodh para Milan-Inter: tifozët në stadium (pa distancim)

Lapsi.al 21 February 2021
FOTO/ Shikoni çfarë ndodh para Milan-Inter: tifozët në

Kore, flamujt, fishekzjarre dhe bomba tymuese: rreth 5000 tifozë të Inter u mblodhën në sheshin 'Baretto' të San Siros, pika e takimit të Curva Nord, për të mbështetur ekipin në derbin e pasdites kundër Milan. Jo shumë larg është grumbulluar edhe një delegacion i tifozëve kuqezinj. Ndalimi i grumbullimeve, i vendosur nga qeveria për të kufizuar përhapjen e Covid, në fakt është harruar krejtësisht nga mbështetësit e dy skuadrve të Milanos dhe distancimi praktikisht nuk ekziston mes tyre. Shumë ende e mbanin maskën, por në fakt rregullat dolën në plan të dytë.

Një festë në dukje, madje edhe me familje dhe fëmijët, në një kohë kur Interi është i pari në renditje dhe po lufton për titull, pikërisht me të dytën e renditur. E kufizuar nga barrierat dhe e kontrolluar në distanca nga policia, ngjarja nuk krijoi probleme, me tifozët që kënduan kore me orë të tëra në pritje të ardhjes së ekipit të Antonio Contes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI