Flash

Willian zbulon çfarë i mungoi Contes në Londër: "Trajner i madh, por nuk dinte të administronte grupin"

Lapsi.al 28 February 2021
Willian zbulon çfarë i mungoi Contes në Londër:

Njëri është ende në Londër, por tek Arsenal, ndërsa tjetri është kthyer në Itali për të drejtuar Inter e po e bën duke synuar titullin kampion. Willian e Antonio Conte, nuk patën asnjëherë një raport perfekt, edhe pse në një intervistë për gazetën braziliane UOL Esporte, Willian u kthye të komentojë marrëdhënien e tij të komplikuar me Conten gjatë kohës së tij tek Chelsea.

"Ai është një trajner i shkëlqyer, ka ide, punon shumë taktikisht, madje edhe në nivel mbrojtës. Unë mendoj se nuk mund të thuash asgjë për mënyrën se si ai punon në fushë. Në të vërtetë, ai është një djalë që punon shumë, ai është një trajner i madh. Problemi që kishte ishte menaxhimi, si të menaxhonte grupin ... Kjo ishte ajo që i mungonte. Kjo është arsyeja pse ai përfundoi duke pasur kaq shumë probleme me lojtarë të ndryshëm, përfshirë edhe mua. Besoj se ai nuk arrinte ta kuptonte se kishte kaq shumë lojtarë të ndryshëm, nga kombe të ndryshme, lojtarë të konsideruar yje, lojtarë të rëndësishëm edhe për klubin", përfundoi braziliani.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI