Flash

FOTO/ Roma në moment të vështirë, Bruno Peres feston ditëlindjen mes kërcimeve e dollive, pa maskë

Lapsi.al 1 March 2021
FOTO/ Roma në moment të vështirë, Bruno Peres feston

Një festë buzë detit me të dashurën dhe miqtë më të ngushtë, tortë verdhekuqe dhe tullumbace. Nuk do të kishte asgjë të keqe, nëse nuk do të ishte që në këtë periudhë grumbullimet (madje edhe në mabjent të hapur) nuk janë situata ideale. Kjo është arsyeja pse imazhet e ditëlindjes së Bruno Peres nuk janë saktësisht më të mirat për t'u parë në këto javë pandemike. Kërcime, dolli, buzëqeshje dhe të qeshura për 31 vitet e mbrojtësit brazilian, të gjitha të organizuara nga e dashura e tij dhe të postuara në Instagram. Situata, në teori, ishte nën kontroll sepse Bruno Peres tashmë e ka kaluar Covid dhe të ftuarit i janë nënshtruar një tamponi parandalues para drekës.

Por në këtë rast nuk hyn vetëm Covid. Imazhet e festës janë kontroverse me momentin e Romës dhe me tifozët e zhgënjyer pas ngjarjeve të ditëve të fundit: së pari lamtumira e projektin Tor di Valle, pastaj humbja kundër Milanit. Dhe duke parë një lojtar të buzëqeshë e të ngre dolli kështu, edhe pse ishte ditëlindje, shumë tifozëve nuk i ka pëlqyer.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI