Flash

Rikthim tek Suedia pas 5 vjetësh: Ibrahimovic mund të luajë kundër Kosovës

Lapsi.al 6 March 2021
Rikthim tek Suedia pas 5 vjetësh: Ibrahimovic mund të luajë

Disa muaj para fazës finale të Kampionatit Evropian, Zlatan Ibrahimovic mund të kthehet të veshë fanellën e Suedisë dhe mund ta bëjë këtë tashmë në fund të muajit, kur janë planifikuar dy ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës kundër Gjeorgjisë dhe Kosovës, si dhe një ndeshje miqësore me Estoninë. "Dialogu me Zlatan vazhdon" tha zëdhënësi i Federatës, Jakob Kakembo Andersson, duke shtuar se skuadra për ndeshjet e ardhshme do të shpallet në 16 Mars.

Ky lajm raportohet nga faqja e internetit e Footbolldirekt. Ibra, që me fanellën e Suedisë ka koleksionuar 116 paraqitje dhe ka shënuar 62 gola, nuk e ka veshur fanellën e ekipit kombëtar që nga Euro 2016. Afrimet e para u shfaqën në vjeshtën e kaluar, kur suedezi 39-vjeçar pranoi një lloj nostalgjie për ekipin kombëtar, pas të cilit erdhi në nëntor një takim në Milano i përcaktuar si 'i frytshëm' me teknikun Janne Andersson, të cilit sulmuesi i Milanit nuk kishte kursyer disa kritika në të kaluarën.

Ibra aktualisht është i dëmtuar dhe kthimi i tij në fushë është planifikuar për në datën 21 mars kundër Fiorentinës. Nëse nuk do të ketë pengesa të reja, në 16 mars ai do të jetë gjithashtu në listën e skuadrës kombëtare, gati 5 vjet pas herës së fundit, sfidës kundër Belgjikës në Kampionatin Evropian 2016.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI