Flash

Manchester United fitoi derbin, por humbi Rashford: Solskjaer rrezikon mos ta ketë ndaj Milan

Lapsi.al 8 March 2021
Manchester United fitoi derbin, por humbi Rashford: Solskjaer rrezikon mos ta

Manchester United feston fitoren befasuese në derbi që i dha fund serisë pa mbarim të fitoreve (21) të kushërinjve të City, por në shtëpinë e Djajve të Kuq ekziston një shqetësimi i madh për gjendjen e Marcus Rashford, i cili doli në minutën e 73 në derbi për shkak të një problemi në këmbën e majtë dhe rrezikon të humbasë ndeshjen e parë të raundit të 1/8 të Ligës së Evropës kundër Milanit: "Ne duhet të bëjmë disa llogaritje se kush është mirë dhe kush nuk është - tha Solskjaer pas suksesit ndaj City. - Tani kemi një ndeshje tjetër të enjten kundër Milanit dhe nuk mund të preferojmë një ndeshje në vend të një tjetre”.

“Siç thashë, jemi më mirë se 12-16-18 muaj më parë. Jemi përmirësuar shumë, jemi më të fortë dhe elastik. Ka më shumë personalitet dhe kjo më pëlqen shumë - shtoi tekniku para se të fliste për dëmtimin e sulmuesit të tij, gjendja e të cilit do të vlerësohet në orët e ardhshme - ai ka ndjerë dicka në kavilje kur rikuperoi 70 metra për të ndërprerë një aksion goli. Kjo tregon sjelljen e djaloshit, angazhimin e tij dhe frymën e sakrificës. Mendoj se është kavilja. Do të bëjmë kontrollet. Nuk kam pasur ende mundësi të flas me mjekun ”.

"Për Milanin do të bëjmë llogaritë" përfundoi trajneri i Djajve të Kuq, duke treguar një shqetësim për ndeshjen e së enjtes mbrëma.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI