Flash

Prapaskena e mungesës së rinovimit të Mbappé: kërkon nga PSG pagën e Neymar

Lapsi.al 9 March 2021
Prapaskena e mungesës së rinovimit të Mbappé: kërkon

Është gjithnjë cështje parash. Sipas L'Equipe Kylian Mbappé, nuk ka asnjë nxitim të rinovojë me PSG, pavarësisht se Leonardo ka njoftuar kohët e fundit se zgjatja e kontratës së sulmuesit francez, në skadencë në qershor 2022, është pothuajse i kryer. Por në fakt, Mbappé kërkon kohë, ndërsa PSG i ka propozuar një katër vjecare larg nga 35 milionët e kërkuar nga lojtari (e njëjta shumë që Neymar merr).

Përveç aspektit ekonomik ekziston edhe ajo që lidhet me prestigjin e Ligue 1, jo në lartësinë e La Liga ose Premier. Ndër pretendentët për sulmuesin është Real Madrid dhe, sipas raporteve nga Daily Mail, Liverpool, ndërsa Manchester City nuk do të merrte pjesë në ankand për francezin e ri. Gjithashtu, sipas L'Équipe, një klub që dëshiron ta largojë nga Parisi duhet të paguajë 200 milion euro, 20 më shumë se 180 të shpenzuara në 2017 për ta marrë atë nga Monaco.

PSG, megjithatë, nuk do të gjendej i papërgatitur në këtë rast. Pavarësisht fjalëve të presidentit të ri të Barcelonës, Laporta, i cili thotë se është i bindur që Messi do të mbetet në blaugrana, dëshira e kampionit argjentinas për të ndryshuar ajër është gjithmonë e lartë. Neymar, pastaj, po bën gjithçka për të bindur mikun e tij që të transferohet në Paris. Në rast se nuk është e mundur të arrihet tek Leo, drejtuesit francezë sidoqoftë duan të marrin një emër të nivelit më të lartë. Alternativa quhet Cristiano Ronaldo, të cilin Juventus ka shumë të ngjarë të detyrohet ta lërë në fund të sezonit, për shkak të një pagese që nuk është më e përballueshme nga klubi i Juventusit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI