Flash

Brazili nderon 'mbretin' e futbollit: Maracana e famshme do të marrë emrin 'O Rei Pelè'

Lapsi.al 10 March 2021
Brazili nderon 'mbretin' e futbollit: Maracana e famshme do të

Rivaliteti mes dy yjeve më të mëdhenj të historisë së futbollit Pele e Maradona, vazhdon edhe tani që argjentinasi sheh lart nga qielli. Kjo natyrisht në kuptimin simbolik, sepse pasi San Paolo, stadiumi i Napolit, mori emrin Diego Maradona pas ndarjes nga jeta të Pibe de Oro, edhe Pele do të ketë stadiumin e tij, duke u bërë i vetmi që jeton për ta parë një nder të tillë. Deputetët e Asamblesë Legjislative të shtetit të Rio de Janeiro kanë miratuar, në emergjencë, projekt-ligjin për ndryshimin e emrit zyrtar të stadiumit Maracana nga 'Mário Filho' në 'Edson Arantes do Nascimento - Rei Pele'. Projekt-ligji ka nevojë për aprovimin nga guvernatori në detyrë, Claudio Castro, për t'u bërë ligj dhe u miratua me një votim simbolik.

Kështu paraqiti rezolutën e votuar, autori i projektit, Andrè Ceciliano, një anëtar i asamblesë legjislative të Rio: "Mário Filho ishte një gazetar jashtëzakonisht aktiv në sektorin e sporteve. Pele ishte lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në planet. Ai ka përfaqësuar Brazilin. Nuk kam dyshim se Maracana do të vazhdojë të quhet e tillë".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI