Flash

Nga seksi tek fëmijët: 10 rregullat e Contes për të fituar titullin kampion

Lapsi.al 11 March 2021
Nga seksi tek fëmijët: 10 rregullat e Contes për të fituar

Gjashtë pikë përpara vendit të dytë në renditje, shtatë fitore radhazi në po aq ndeshje në fazën e dytë. Interi i Antonio Conte vrapon, drejt titullit kampion e, pas një pjese të parë zhgënjyese të sezonit, me eliminimin fillimisht nga Champions League dhe më pas nga Kupa e Italisë, tani duket si një makinë e përsosur. Falë golave të Lukakut, natyrisht, kompaktësisë së ekipit dhe një mbrojtjeje solide, por edhe dhjetë komandave të vendosura nga Antonio Conte për grupin e tij të lojtarëve. Dhjetë rregulla që duhen ndjekur për të triumfuar.

Sipas Gazzetta dello Sport, është pikërisht fushata e shëmtuar europiane që diçka ka ndryshuar në Pinetina, siç pranohet në intervistat e disa nga lojtarëve zikaltër. Metodë e re dhe disiplinë për tu ndjekur, të imponuara nga Conte për ta rikthyer titullin tek Inter. Ky është rindërtimi i dekalogut:

1. Fitohet me fakte dhe me grupin, pa deklarata.

2. Senatorët duhet të jenë në shërbim të më të rinjve.

3. Kundër Covid, kujdesi edhe në familje.

4. Asnjë stres jashtë fushës, nga seksi tek fëmijët.

5. Flemë në shtëpi, por besimi nuk duhet të shpërfillet.

6. Ndalohet të heqësh dorë. Kush e humb topin ka 5 sekonda për ta fituar përsëri.

7. Ushqim i personalizuar dhe prova e peshores.

8. Asnjë llogari në lidhje me kalendarin, apo ata që rrezikojnë me kartona.

9. Studimi i kundërshtarit në video.

10. Ndalohet kartoni i kuq: gjobë për ata që e vënë skuadrën në vështirësi.

Për të konfirmuar ndryshimet e dëshiruara nga stafi i Antonio Conte, vlejnë gjithashtu fjalët e Lukakut i cili foli për dietën e re në lidhje me performancën e jashtëzakonshme të kohëve të fundit. Me pak fjalë, dhjetë rregulla të përsosura, duke parë rezultatet.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI