Flash

"Nuk zbresim në fushë pa simbolet tona, Spanja kërkoi ndjesë": presidenti Ademi e cilëson incidentin mediatik

Lapsi.al 11 March 2021
"Nuk zbresim në fushë pa simbolet tona, Spanja kërkoi

Në fushatën eleminatore për Kupën e Botës Katar 2022 Kosova duhet të luajë kundër Suedisë, Spanjës, Gjeorgjisë e Greqisë, nga të cilat tre të fundit nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, por Kosova nuk do të luajë askund pa simbolet e saj kombëtare. Presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Agim Ademi, ka përsëritur me vendosmëri pozicionin e tij, duke sqaruar situatën në lidhje me vigjiljen e ndeshjes së 31 marsit, kur përfaqësuesja dardane duhet të vizitojë Spanjën. "Në asnjë mënyrë nuk do të zbresim në fushë pa flamurin dhe himnin tonë kombëtar - tha Ademi gjatë vizitës së tij në shtëpinë e futbollit në Tiranë -. Ne do të luajmë sipas rregullave dhe është jashtë logjikës të mendojmë dicka të tillë. FIFA e ka të përcaktuar që në hedhje të shortit se cilat skuadra nuk mund apo mund të ndeshen dhe pas hedhjes së shortit gjithcka duhet të vazhdojë sipas rregullores. Më vjen keq sepse Spanja kërkoi ndjesë për këtë incident të krijuar, që më duket më shumë mediatik".

Në fakt, situata është e thjeshtë, për sa kohë rregullorja e FIFA-s përcakton saktë se cilat kombe mund të luajnë ose jo kundër kundërshtarëve specifikë, atëherë në ndeshje Kosova do të përfaqësohet me simbolet e saj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI