Flash

Pritja e penalltisë që ndryshoi fatet e ndeshjes, Navas: "Ishte për Sergio Riko"

Lapsi.al 11 March 2021
Pritja e penalltisë që ndryshoi fatet e ndeshjes, Navas: "Ishte
Ka një dedikim special e të veçantë nga ana e Keylor Navas pas penalltisë së pritur përballë Lionel Messi të mërkurën në mbrëmje në ndeshjen e kthimit të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve, atë mes Paris Saint Germain dhe Barcelonës. Portieri i parisienëve, në përfundim të ndeshjes, ka dashur të komentojë veprimin e tij teknik duke ia dedikuar Sergio Rikos, shokut të tij dhe kolegut të repartit, i cili është duke kaluar disa probleme në familje. Duke folur për Goal dhe RMC Sport, Navas ka zbuluar: “Besoj se pritja e një penalltie është gjithmonë e vështirë. Mbi të gjitha nëse atë e godet një lojtar si Messi. Dua t’ia dedikoj pritjen time Sergio Rikos që është duke kaluar një moment të vështirë në familje. Pritja ime është për të”. Pas ndeshjes, Sergio Riko ka kërkuar ta falënderojë për dedikimin dhe për kalimin e raundit me një mesazh në Twitter në të cilën është përshëndetur me të tijtë, në mënyrë të veçantë me Mbappe dhe Navas, të cilët kanë qenë vendimtarë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI