Flash

Video/ Kukësi dominon, Teuta fiton: Martini në gjysmëfinale, Josa humbet Europën

Lapsi.al 17 March 2021
Video/ Kukësi dominon, Teuta fiton: Martini në gjysmëfinale, Josa

Teuta nuk heq dorë nga asgjë këtë sezon dhe në Niko Dovana mposht 1-0 Kukësin, duke e eleminuar nga Kupa e Shqipërisë në cerekfinale dhe duke i mbyllur rrugën e fundit për në Europë. Të besuarit e Josës u përballën me një presion total të paktën në 25 minutat, kur edhe Emiljano Vila vendosi ndeshjen në minutën e 10 duke shënuar 1-0 në krosimin e Todorovskit nga e djathta.

Blutë rrezikuan edhe të dytin, në goditjet e Bregut e Lorenco Vilës, por më pas Kukësi mori frenat e lojës në kërkim të barazimit. Fillimisht Eze frikësoi Frashërin, që u detyrua të bënte vendimtarin edhe në tentativën e fortë të Baravikas, në minutën e 33. Mes golit e Eze është vënë përsëri Frashëri, që i mbylli portën me eksperiencë.

Kukësi nuk humbi kohë për të kërkuar barazimin, duke u shtyrë përpara me agonizëm, por që për tensionin me të cilin insistoi u penalizua në finalizim. Kundërsulmi ishte sistemi që mund ta nxirrte nga situata Martinin dhe në të 89 Teuta mund të mbyllte ndeshjen, me Plakun që gaboi gjithcka pas sugjerimit të Bregut. Në gjysëmfinale shkon Teuta që vazhdon të ëndërrojë dy trofetë në një sezon të jashtëzakonshëm për ta.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI