Flash

IFFHS zbulon: nga 2001 në 2020 ka vetëm një klub që dominon botën... Barcelona

Lapsi.al 24 March 2021
IFFHS zbulon: nga 2001 në 2020 ka vetëm një klub që dominon

Në vend të parë Barcelona, i dyti Real Madrid, i treti Bayern Mynih. Ky është podiumi i klubeve më të mira në botë, për dekadën e fundit, sipas IFFHS, federata e statistikave të futbollit FIFA, e cila ka përcaktuar renditjen e klubeve më të mira nga 2011 deri në 2020. Për klubin katalanas është 'suksesi' i dytë dhjetë vjecar pas atij në 2001-2010: kështu, në thelb, renditja ndërkombëtare e kurorëzon ekipin e Messit më të mirin e 20 viteve të fundit.

Barça, sipas analizave të IFFHS, ka qenë klubi më i fortë për tre nga dhjetë vitet e fundit, por hera e fundit ishte 2015; Reali ka patur sukses dy herë (i fundit, 2017), ashtu si Bayern Munchen që ishte në krye të botës në sezonin e fundit, 2020. Tre janë klubet spanjolle në 5 më të mirët, katër janë anglezët në 10 më të mirët.

Ekipi i parë jo-Uefa është Gremio i Porto Alegre, i 14-ti në botë në këtë dekadë. Juve hyn në dhjetëshen e parë: nga vendi i 16 në dekadën e mëparshme, torinezët kanë mbërritur tashmë të gjashtët. Napoli i dymbëdhjeti, Lazio në vendin e 30, Inter u shemb nga vendi i pestë në të 32-tin, Milani nga i shtati në të 38-tin.

KJO ËSHTË RENDITJA TOP 10 2011-2020:

1) Barcellona

2) Real Madrid

3) Bayern Monaco

4) Paris Saint Germain

5) Atletico Madrid

6) Juventus

7) Chelsea

7) Manchester City

9) Manchester United

10) Arsenal

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI