Flash

Video/ Lenjani bën Shqipërinë me krahë: super gol i anësorit, kuqezinjtë e nisin me fitore në Andorra

Lapsi.al 25 March 2021
Video/ Lenjani bën Shqipërinë me krahë: super gol i

Mjaftoi Lenjani për të shmangur makthet e dikurshme e për ti dhënë rrugën e duhur eleminatoreve kuqezi, që sfidojnë Anglinë si të barabartë, ose pothuaj gati. Andorra rrëzohet përballë Shqipërisë, që nuk bën gabime, edhe pse shpenzon më shumë se duhet. Asnjë eksperiment, ashtu si kishte njoftuar tekniku, që nuk deshi të prishë ekilubrin në mesfushë, duke preferuar sërisht Hysaj e Lenjanin në krahë, me Uzunin që e nisi nga pankina.

Portieri i Andorras ndërhyrjen e parë e bëri në të 27 në devijimin e goditjes së dënimit të Manajt, por kuqezinjtë pavarësisht instalimit në zonën e Andorrës nuk po zgjidhnin situatat, që përsëriteshin, sidomos në goditjet standarde. Por 4 minuta nga fundi i pjesës së parë, Lenjani gjen të majtën fituese, në një sugjerimin fantastik të Bares.

Skuadra e italianit e uli ritmin shumë në pjesën e dytë. Jo se rrezikoi ndonjë gjë, por nuk u bë asnjëherë prezent para Gomes, me përjashtim të minutave të fundit, ku gjallërinë e dhanë Broja e Roshi. Sulmuesi shkodran u pa vetëm në të 89, por sa për të dhënë shijen e asaj që mund ti japë plus kësaj skuadre, ndërsa Gjasula vazhdon të jetë garanci.

E majta e numrit 3 vlen tre pikët që kërkonte Reja, kundër një kundërshtari modest, por me të cilin kujtimet nuk janë gjithnjë të mira. E megjithatë, në fund vlen fitorja, tre pikët me të cilat për momentin e bëjmë presion Anglisë përpara përplasjes direkte.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI