Flash

Video/ Fitoi aty ku Italia nuk kishte arritur kurrë, Mancini ekzalton të tijtë: "Bravo, por duhet të bëjmë më shumë gola"

Lapsi.al 29 March 2021
Video/ Fitoi aty ku Italia nuk kishte arritur kurrë, Mancini ekzalton

Roberto Mancini duartrokit Italinë e tij pas fitores 2-0 ndaj Bullgarisë, në një fushë ku historikisht të kaltrit nuk ja kishin dalë kurrë: "Ndeshjet janë të gjitha të vështira, veçanërisht kur përballeni me skuadra si Bullgaria që qendrojnë të gjithë prapa. Derisa të shënosh golin e parë dhe ta thyesh, loja është e vështirë". Trajneri i ekipit kombëtar Italian megjithë ecurinë spektakolare nuk është akoma I kënaqur: "Ne ishim mire, duke kërkuar edhe golin e tretë, nuk mendoj se të tjerët fitojnë 7-8 me 0. Është e qartë se ne e dimë që diferenca e golave është e rëndësishme, por shpresojmë ta mposhtim Zvicrën në ndeshjen direkte".

"Lojtarët janë pak të lodhur, ne pothuajse kurrë nuk kemi rrezikuar prapa, përveç kur gabojmë vetë, por pasi kemi krijuar kaq shumë raste shënimi", vazhdoi Mancini. "Locatelli kishte luajtur mirë edhe në Parma, por ndodhin gabime. Sensi gjithashtu bëri shumë mirë", përfundoi ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI