Flash

"Do të vendosë trajneri kur do të luajnë Dybala, McKennie e Arthur": e ndërkohë të dënuarit janë kthyer në grup

Lapsi.al 4 April 2021
"Do të vendosë trajneri kur do të luajnë Dybala,

Pavarësisht situatës delikate dhe një barazimi në derbi që komplikon ibjektivin Champions League, Juventusi duket se është akoma me Pirlon. Drejtori Sportiv bardhezi Fabio Paratici ka mbrojtur trajnerin edhe një herë, edhe në lidhje me vendimin për të përjashtuar Dybala, Arthur dhe McKennie pas darkës problematike të së mërkurës: "Pirlo foli gjerësisht për këtë temë. Ata bënë një gabim dhe paguan me gjobë dhe u përjashtuan. Do të vendosë trajneri, gjithmonë i mbështetur nga ne, se kur do të duhet të kthehen".

E ardhmja e Pirlos? "Ti luajmë ndeshjet me radhë dhe pastaj do të shohim. Konsideratat për lojtarët bëhen çdo vit gjatë sezonit."

E ndërkohë, tre të duanarit McKennie, Arthur e Dybala, janë kthyer sot të stërviten me grupin. Duke përjashtuar surprizat, të tre do të jenë në dispozicion të Pirlos për ndeshjen e të mërkurës kundër Napolit. Në fund të fundit, në një moment të tillë delikat, bardhezinjtë nuk kanë luksin të mbajnë edhe lojtarët të dënuar jashtë ndeshjeve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI