Flash

Ikën Pirlo vjen Allegri, Don Balon e quan të kryer: "CR7 aprovon rikthimin e Max"

Lapsi.al 5 April 2021
Ikën Pirlo vjen Allegri, Don Balon e quan të kryer: "CR7 aprovon

Tek Juventus janë ditë shumë të nxehta. Jo vetëm sepse e mërkura është ndeshja vendimtare kundër Napolit, por edhe sepse projekti teknik Pirlo fillon të kërcasë dhe të zgjojë dyshime dhe paqartësi. Duke pasur parasysh rezultatet, pozicioni i "Maestros" është në fije të perit dhe zërat për një kthim të mundshëm në Torino të Massimiliano Allegri po bëhen gjithnjë e më këmbëngulëse. Rikthim që, sipas Don Balon, ka marrë tashmë dritën jeshile edhe nga Cristiano Ronaldo.

Natyrisht Andrea Agnelli nuk ka nevojë për aprovimin e CR7 për të marrë vendime për klubin, por miratimi i portugezit sigurisht që mund të peshojë në një ndryshim të mundshëm të kursit në nivel teknik para fundit të sezonit. E në Spanjë nuk kanë dyshime për këtë çështje, duke raportuar mbështetje të plotë nga Ronaldo për kthimin e mundshëm të Max në krye të Juventusit.

Një opsion që për momentin mbetet ende në sfond, por që qëndron pezull nbi Vinovo prej kohësh duke pasur parasysh eliminimin nga Champions League, situatën e renditjes dhe paraqitjet më të fundit të ekipit. Një situatë për tu trajtuar me kujdes në ditët në vijim. Mbi të gjitha sepse ndeshja kundër Napolit sigurisht që do të jetë një udhëkryq vendimtar jo vetëm për zonën Champions, por edhe për të ardhmen e Pirlos.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI