Flash

"As djali nuk më dëgjoi": Brdaric i lumtur për fitoren, kritik mbi të birin që debutoi me gol

Lapsi.al 18 April 2021
"As djali nuk më dëgjoi": Brdaric i lumtur për fitoren,

"Nuk është rastësore ajo që po shfaq Vllaznia tani. Kemi punuar gjatë gjithë sezonit për këtë. Fakti që jemi këtu sot, është edhe meritë e asaj që kemi bërë gjatë gjithë sezonit". Thomas Brdaric është pak të thuhet se është i lumtur pas 0-6 të fiskuar në Loni Papuciu kundër Apolonisë, në javën e 28 të Superiores. Skuadra e tij është e para, në pritje të mësojë rezultatin e Teutës dhe e nis fazën e katërt ashtu si kishte ëndërruar tekniku gjerman.

Mes lumit të golave kuqeblu bie në sy edhe ai i Brdaric, natyrisht jo trajneri, por i biri Tim. E megjithë debutimin me gol, Thomas ka dicka për ti tërhequr vërejtjen: "Goli i djalit? Nuk kam si të mos jem i lumtur për djalin. Unë jam profesionist te kjo pjesë. E meritonte të luajë. Detyra e djalit tim ishte të rrinte në mbrojtje dhe nuk e di çfarë ndodhi që shkoi përpara".

Tani natyrisht që vëmendjsa shpërngulet tek ndeshja me Skënderbeun, një tjetër ndeshje që shkodranët duan ta quajnë të fituar, edhe pse korcarët vazhdojnë të shfaqen të paparashikueshëm: "E arkivojmë që sot ndeshjen me Apoloninë dhe nga nesër mendojmë për Skënderbeun. Duhet ta përgatisim ndeshjen mirë. Nuk ka vend për eufori, por duhet të mendojmë për të ardhmen tani" - tha gjermani, që konkludoi -. "Kishim një krizë pak kohë më parë. Ne punuam për ta kaluar atë krizë. Mendoj se në një periudhë të gjatë, skuadra ka rënie fizike. Kemi punuar 5 muaj me shumë ritëm. Por nuk kanë qenë kushte të mira, kemi qenë në kushte të vështira për t’u stërvitur”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI