Flash

Parma kalon nga fitorja tek humbja në shtesë, gjesti i Joao Pedros është i adhurueshëm: ngushëllon Kurtic në lot

Lapsi.al 18 April 2021
Parma kalon nga fitorja tek humbja në shtesë, gjesti i Joao Pedros

Në fërshëllimën e fundit të asaj përplasje të fortë emocionesh që u luajt në Cagliari-Parma, Jasmin Kurtic u shemb përtokë i dëshpëruar pasi pa ekipin e tij të hidhte poshtë një ndeshje që ishte e fituar deri në minutën e parë shtesë. Slloveni nuk mund të ndalonte lotët e në një gjendje të tillë pranë iu afrua kapiteni i sardëve Joao Pedro (me Kurtic kanë patur një përvojë të përbashkët tek Palermo në 2011) dhe u ul pranë tij në përpjekje për ta ngushëlluar atë. Pak më pas, mbërriti gjithashtu Semplici, që e ka stërvitur mesfushorin e Parmës tek Spal dhe u mundua ti japë zemër. Pa dyshim një nga skenat më të bukura në historinë e futbollit italian.

Semplici, duke folur për Dazn, komentoi kështu episodin prekës: "Përqafimi demonstron vlerën e këtyre djemve, sportivisht gjesti i duhur për tu bërë edhe sepse mund të kishim qenë ne në vendin e tyre (domethënë, nëse Parma do të kishte fituar). Fatkeqësisht, futbolli është ky por në fund të ndeshjes gjithçka mbaron, gjesti i bukur mbetet”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI