Flash

Tetë lojtarët e Monzas në Kazinonë e Luganos: "Fatkeqësisht, secili prej nesh nënvlerësoi implikimet"

Lapsi.al 1 May 2021
Tetë lojtarët e Monzas në Kazinonë e Luganos:

Me një shënim zyrtar që u shfaq në faqen zyrtare në internet të klubit, tetë lojtarët e Monzas (Anastasio, Armellino, Barillà, Bellusci, Bettella, Boateng, Donati dhe Gytkjaer) të cilët ditët e fundit kishin shkuar në një Kazino në Lugano, në Zvicër, e që për këtë arsye do të humbasin ndeshjen kundër Salernitanas, kanë kërkuar falje publike.

"Së pari ne duam të kërkojmë falje për atë që ka ndodhur në këto orë – lexohet aty - Na vjen jashtëzakonisht keq që nuk jemi në gjendje të jemi pjesë e ndeshjes, por jemi të bindur që shokët tanë të skuadrës do të japin më të mirën e tyre siç është bërë gjithmonë nga çdo anëtar i Monzas. Ishte një kalamanllëk i vogël dhe shpresa jonë është që të merret si e tillë. Ne sinqerisht nuk besonim se po bënim ndonjë gjë që mund të dëmtonte tifozët, klubin, stafin trajnues dhe shokët tanë të skuadrës. Fatkeqësisht , secili prej nesh i nënvlerësoi implikimet, përndryshe me siguri do të kishim marrë në konsideratë një mënyrë tjetër për të kaluar disa orë të kohës së lirë të pasdites. Do të luftojmë së bashku siç kemi bërë gjithmonë! ".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI