Flash

"Largoni vuajtjet": Kean e kalon ditën e pushimit në ndihmë të të pastrehëve, Parisi i çmendur për italianin

Lapsi.al 3 May 2021
"Largoni vuajtjet": Kean e kalon ditën e pushimit në
"Largoni vuajtjet". Me këtë objektiv të qartë në mendje, Moise Kean ka bërë një ndalesë, në shoqërinë e disa miqve, në Port de la Chapelle, në veri të Parisit, për të shpërndarë ushqim për migrantët dhe njerëzit e pastrehë në kryeqytetin francez. Në Francë sulmuesi italian, protagonist me fanellën e PSG të sezonit më produktiv të karrierës së tij të re, ka gjetur dimensionin e duhur duke u rritur si person dhe në Paris tashmë të gjithë janë çmendur për të. Një ditë pas ndeshjes së Ligue 1 kundër Lens, dhe dy ditë nga kthimi i gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve në Manchester kundër City, Kean përfitoi nga pushimi i së dielës dhe i shoqëruar nga miqtë, siç dëshmoi ai vetë në profilin e tij në Instagram, u shfaq me çanta plot me ushqim për të pastrehët, të cilët janë ende të shumtë në atë zonë të kryeqytetit francez. Mes shumë mesazheve komplimentuese për gjestin e Kean, spikasin ato të ish-shokut të skuadrës tek Juventus, Blaise Matuidi dhe ish-lojtarit të Romës Justin Kluivert.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI