Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Rrahu arbitrin dhe u arratis nga dritarja, reagon FSHF: "U njollos futbolli"

Lapsi.al 5 May 2021
Rrahu arbitrin dhe u arratis nga dritarja, reagon FSHF: "U njollos

Federata Shqiptare e Futbollit dënon incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes KF Sopoti-KF Mirdita, e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë së Dytë, Grupi A dhe që luhej në stadiumin e Cërrikut. Në minutën e 44 të ndeshjes, një lojtar i Mirditës ka goditur gjyqtarin e takimit, duke sjellë edhe ndërprerjen e takimit. Agresori u fut fillimisht në dhomat e zhveshjes dhe nga dritarja e tualetit ka mundur të largohet, duke bërë që policia të mos e gjejë aty, edhe pse e ka arrestuar më pas.

"Organet e drejtësisë sportive do të mblidhen me urgjencë për këtë ngjarje kaq të rëndë, e cila njollos gjithë futbollin - shkruhet në komunikatën për shtyp të Federatës Shqiptare të Futbollit -. I bëjmë thirrje drejtuesve të klubeve dhe lojtarëve të respektojnë rregullat “fair play”, të shmangin dhe të parandalojnë akte të tilla të dhunshme, që nuk duhet kurrsesi të kenë vend në futboll".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI