Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Grinden dy, fiton një i tretë: Barcelona e Atletico i japin mundësinë Real të marrë kreun

Lapsi.al 9 May 2021
Grinden dy, fiton një i tretë: Barcelona e Atletico i japin

Asgjë nuk ndodhi në ndeshjen e madhe të javës së 35 të La Liga. Përplasja e drejtpërdrejtë mes Barcelonës dhe Atletico Madrid përfundoi 0-0, me colchoneros që qëndrojnë në vendin e parë me 2 pikë më shumë se katalanasit, por tani rrezikojnë të arrihen nga Real, që do të luajë sonte kundër Sevilla. Blancos sigurisht që i kishin sytë në përplasjen e dy rivalëve, por një pjesë e parë e dominuar nga miqtë me rastet e Llorente, Suarez dhe Carrasco, nuk mundi të thyente Ter Stegen.

Në Camp Nou nuk nisi mirë për Simeonen, që humbi Lemar për shkak të një problemi në gju: Në anën tjetër, Busquets u detyrua të braktisë ndeshjen pas një përplasje me kokë me Savic. Skuadra e Simeones në përgjithësi e dominoi pjesën e parë, por nuk arriti të mundte portierin gjerman që në fund i mohon gëzimin e golit edhe Carrascos. Përgjigja e Barcelonës erdhi nga një individualitet i Messi, i cili arriti në zonë duke dribluar katër lojtarë, por goditja e tij nxiti reflekset e Oblak.

Në fillim të pjesës së dytë, ndeshja bëhet emocionuese dhe Barcelona është më e rrezikshme me Lenglet, ndërsa rastin më të mirë të ndeshjes e kishte në minutën e 62, kur vetëm një ndërhyrje e mrekullueshme e Hermosos lejoi Atletico të mbajë rezultatin në 0-0. Rezultati që nuk u zhbllokua deri në fund; edhe sepse në minutën e 90 Messi prek vetëm kryqëzimin e shtyllave në një goditje të lirë në hyrjse të zonës. Koeman mbetet -2 nga vendi i parë. Mes dy grindësve, i treti që mund të festojë është Real Madrid. Ndeshja e përfunduar me rrjeta të bardha midis Barcelonës dhe Atletico mund të lejojë Zidane (nëse ai arrin të mundë Seviljen) që të kapë Colchoneros në krye të renditjes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI